Çifti i popullarizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, të dielën mbrëma patën disa tensione në raportin mes tyre.
Mirëpo, gjatë një bisede për vetëm me njëri-tjetrin, ata kanë folur më shumë për marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë, ndërsa moderatorja ka thënë se mungesa e komunikimit është një problem që ndikon negativisht në lidhjen e tyre.
“Duke folur, se nuk e kuptoj realisht çfarë kisha, dola në konkluzionin se kemi probleme në komunikim. Që do të thotë, ke ti diçka nuk ma shpreh, kam unë diçka, në ta shpreh, ndërsa ti mbase e merr me të qeshur”, është shprehur ajo.
Kiara ka thënë se në një pikë i kishte lindur dyshimi nëse Luizi e dëshironte apo jo brenda shtëpisë.