Sot janë ekzekutuar pagat e punonjësve shtetërorë, për herë të parë sipas koeficientit të ri të pagave të bazuar në ligjin e ri.
Nga ky koeficient i ri, mësimdhënësve u janë rritur pagat për deri në 100 euro, raporton Indeksonline.
Me fillim të këtij muaji qeveria ka bërë publike vlerën e koeficientit 105 euro.
Me 63 vota për, Kuvendi i Kosovës miratoi muajin e kaluar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik për vitin 2023 do të jetë 745 milionë euro.