Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë që nuk është e mundshme të negociohen propozime të reja derisa të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Kryediplomati Daçiq u shpreh se detyra më e vështirë para Serbisë ishte ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit.
“Me eskalimin e situatës në Ukrainë, fokusi i komunitetit ndërkombëtar dhe përpjekjet për të zgjidhur statusin e provincës tonë jugore janë rritur. Për shkak të një politike të mençur, ne e kemi formuar një pozicion të fortë negociues, sipas të cilit nuk mund të ketë negociata për asnjë propozim të ri pa u formuar Asociacioni i Komunave Serbe,” – u shpreh Daçiq në fjalën e tij, përcjell Kosovo-Online.