A është diskutuar Asociacioni? – Kështu përgjigjet Kurti kur pyetet për “Zajednicën”
Pas përfundimit të takimit me Vuçiq, Kurti u pyet disa herë nga gazetarët se a është diskutuar “Zajednica” ose a e ka pranuar Asociacionin. Pyetjes së tillë Kurti nuk i ka kthyer një përgjigje direkte dhe të qarte, por ai tha se për këtë pyetje është përgjigjur me herët.
A është diskutuar Asociacioni? , pyeti përsëri gazetari.
Kurti tha se po ua lë në dorë qytetarëve ta interpretojnë kur të bëhet publik dokumenti.
“Unë besoj që është koha të mos jap unë interpretime dominuese kur ky tekst mund të lexohet nga të gjithë. Është ky tekst që do të vendo barazinë e palëve marrëveshje e simetrisë dhe fqinjësisë së mirë”, tha Kurti
“Propozimi i ka pesë fjali, është mirë që sa më shumë qytetarët ta lexojnë vet. Por edhe profesionistët e marrëdhënieve ndërkombëtare në mënyre që të bëhet një diskutim demokratik e publik. Plani i zbatimit do te jetë plan se si të përkthehet në terren në realitete e dy shteteve dakordimi i arritur sipas propozimit europian, u përgjigj ai.
Ndërsa për planin europian ai tha se nuk e ka nënshkrua sepse nuk ishte e gatshme pala tjetër.
“Kam shprehur gatishmërinë që ta nënshkruaj këtë tekst, por pala tjetër nuk ishte e gatshme. Mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte meqë u pajtuam. Konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar do të duhej të rezultonte me nënshkrim, por ishte pala serbe që nuk e bëri këtë”, u shpreh Kurti.
Kurti dhe Vuçiq pas pesë orësh të takimeve në Bruksel u pajtuan që propozimi evropian “nuk ka nevojë për bisedime të mëtejme” dhe se ata e kanë pranuar në plotëni atë, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrell, shkruan Insajderi.